Kamarieri 21 vjeçar i një lokali te Pallati i Kulturës mbeti i plagosur gjatë përplasjes mes policisë dhe protestuesve.
Ai mori plagë në kokë dhe thotë se nuk mban mend si rrodhi situata.
“Orgen Hajderi, nuk mbaj mend fare si më gjuajtën, unë isha te puna. Nuk e mbaj mend fare çfarë më ka vrarë. Jam 21 vjeç, nga Kuçova, nuk e mbaj mend fare. Kam dhimbje”, u shpreh ai.
Burimi: lajmifundit.al










