Sipas vlerësimeve të Ipsos dhe CeSID, deri në orën 09:00 të së dielës, pjesëmarrja e votuesve në zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Serbi ka arritur në 12%, një shifër më shumë se dyfishi i asaj të regjistruar në të njëjtin orar gjatë zgjedhjeve të dhjetorit 2023.
Radhë të gjata në qendrat e votimit
Që nga hapja e qendrave të votimit në orën 07:00, është raportuar për radhë të gjata votuesish në disa zona të vendit.
Të dhënat e CeSID tregojnë se në zgjedhjet e vitit 2023 pjesëmarrja deri në orën 09:00 ishte 5.2%, ndërsa në vitin 2020 ishte 5.1% dhe në vitin 2022 po ashtu 5.2%.
Shifrat e fundit pasqyrojnë një pjesëmarrje dukshëm më të lartë gjatë dy orëve të para të votimit, krahasuar me ciklet e mëparshme zgjedhore.
Burimi: euronews.al









