Kalo te përmbajtja

Lajm i fundit
Bota

NATO hap rrugën për Ukrainën për të blerë armatim përmes agjencisë së saj të prokurimit

NATO hap rrugën për Ukrainën për të blerë armatim përmes agjencisë së saj të prokurimit

NATO do t’i mundësojë Ukrainës blerjen e armëve, municioneve dhe pajisjeve ushtarake përmes agjencisë së saj të centralizuar të prokurimit, duke i dhënë potencialisht Kievit zyrtar mundësinë të sigurojë furnizime mbrojtëse më shpejt dhe me kosto më të ulët, raporton Financial Times të enjten.

“Kjo i ofron Ukrainës mundësinë për të pasur një kornizë më të strukturuar për të përfituar nga një gamë e gjerë aftësish që ne ofrojmë: ekspertizë prokurimi, shërbime mbështetëse dhe qasje në bazën industriale”, ka deklaruar për FT drejtoresha e mbështetjes së operacioneve në Agjencinë e Mbështetjes dhe Prokurimit të NATO-s (NSPA), Jacqueline Borsboom.

Marrëveshja vjen në një moment kur marrëdhëniet SHBA-Ukrainë janë përkeqësuar që kur presidenti i SHBA-së Donald Trump njoftoi këtë muaj një marrëveshje eksporti nafte me Rusinë për të ulur çmimet e karburantit në SHBA.

Ukraina është ankuar për ndërprerje në shkëmbimin e disa informacioneve të inteligjencës dhe në përdorimin e sistemit satelitor Starshield, megjithëse presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka thënë se pas një takimi në Oslo të martën me të dërguarin amerikan, Steve Ëitkoff, është rënë dakord për të zgjidhur këto çështje.

Burimi: lajmifundit.al

Të fundit Të gjitha