Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Bota

Kremlini shpreh gatishmëri për bashkëpunim me qeverinë e re serbe

Kremlini shpreh gatishmëri për bashkëpunim me qeverinë e re serbe
Foto: gazetatema.net

Rusia ka dhënë reagimin e saj të parë pas disfatës së Aleksandër Vuçiçit në zgjedhjet parlamentare në Serbi. Kremlini shpreh shpresën që udhëheqësit e rinj të vendit të ndërtojnë marrëdhënie konstruktive me Moskën, ndërsa ka çmuar kontributin e Vuçiçit në bashkëpunimin mes dy shteteve.

Deklarata e Kremlinit

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitri Peskov, theksoi se bashkëpunimi me Rusinë përputhet me interesat e Serbisë dhe se Moska synon të vazhdojë zhvillimin e marrëdhënieve me Beogradin.

“Bashkëpunimi me Rusinë është në interes të Serbisë dhe i dobishëm për vendin. Sa na përket neve, synojmë të vazhdojmë të bëjmë gjithçka që është e mundur për të nxitur zhvillimin e marrëdhënieve tona me Beogradin. Por, siç e dini, për tango duhen dy vetë. Jemi njohur me rezultatet e zgjedhjeve në Serbi. E vlerësojmë shumë kontributin e Vuçiçit në zhvillimin e marrëdhënieve tona dypalëshe”, deklaroi zëdhënësi i Kremlinit.

Peskov shtoi se Moska shpreson që Vuçiç të vazhdojë të kontribuojë në marrëdhëniet mes dy vendeve edhe nga opozita.

Burimi: www.gazetatema.net

Të fundit Të gjitha