TIRANË, 23 tetor/ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën me dije se ditën e premte territori shqiptar do të karakterizohet nga kushte atmosferike përgjithësisht të paqëndrueshme.
Parashikimi i motit
Moti pritet të jetë me vranësira mesatare deri të dendura, të cilat do të alternojnë me intervale të shkurtra kthjellimi.
Era do të fryjë kryesisht nga drejtimi juglindje – veriperëndim, me shpejtësi mesatare rreth 7 m/s, ndërsa përgjatë bregdetit dhe në zonat e luginave mund të arrijë deri në 15 m/s. Kjo do të shoqërohet me valëzim të deteve me forcë 2-4 ballë.
Temperaturat sipas qyteteve
Temperaturat e parashikuara janë si më poshtë:
QYTETET
Temperaturat
Siglat
Shkodër
13/21
Re shi diell
Kukës
10/19
Re shi diell
Lezhë
13/20
Re shi diell
Dibër
9/19
Re shi diell
Durrës
15/22
Re shi diell
Tiranë
16/24
Re shi diell
Elbasan
14/23
Re shi diell
Berat
11/24
Re shi diell
Vlorë
16/22
Re shi diell
Korçë
10/19
Re shi diell
Gjirokastër
11/23
Re shi diell
Sarandë
16/24
Re shi diell
/r.e/
Burimi: ata.gov.al









