Kalo te përmbajtja

Lajm i fundit
Sport

Një puthje mes Mbappe dhe Yamal ndez El Clasicon e së dielës

Një puthje mes Mbappe dhe Yamal ndez El Clasicon e së dielës

Para supersfidës mes Barcelonës dhe Real Madridit, e cila do të luhet të dielën në orën 21:00, qendra e kryeqytetit katalanas është shndërruar në skenën e një vepre artistike provokuese. Artisti i mirënjohur i rrugës, TVBoy, ka befasuar kalimtarët me një krijim në të cilin paraqiten dy yjet e futbollit, Lamine Yamal dhe Kylian Mbappé, duke u përqafuar ngrohtësisht dhe duke shkëmbyer një puthje.

Vepra e re e TVBoy-t në Barcelonë

Vepra tërhoqi menjëherë vëmendjen e banorëve dhe turistëve, ndërsa u bë virale edhe në rrjetet sociale. Përmes këtij krijimi, artisti përcjell një mesazh paqeje, vëllazërie sportive dhe respekti të ndërsjellë, duke treguar se rivaliteti i fortë mes dy klubeve nuk duhet të pengojë vlerat njerëzore.

Instalacioni i ri sjell në vëmendje një tjetër vepër të famshme të TVBoy-t, të realizuar në vitin 2017 në bulevardin Passeig de Gràcia të Barcelonës. Në atë murale shfaqeshin Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo, dy ikonat që për vite me radhë mishëruan rivalitetin mes Barcelonës dhe Real Madridit.

Yamal dhe Mbappé si simbol i epokës së re

Tashmë, me Yamal dhe Mbappé që përfaqësojnë dy nga figurat më të rëndësishme të futbollit modern, vepra e re shihet si një simbol i kalimit drejt një epoke të re të El Clásico-s.

Burimi: kohajone.com

Të fundit Të gjitha