Kalo te përmbajtja

Lajm i fundit
Sport

Markez triumfon në sprintin e Australisë dhe kalon në krye, Martini rrëzohet dhe humbet garën e së dielës

Markez triumfon në sprintin e Australisë dhe kalon në krye, Martini rrëzohet dhe humbet garën e së dielës

Marc Marquez me Ducati fitoi të shtunën në mëngjes garën sprint të MotoGP, e cila u zhvillua në pistën e Phillip Island, në Australi. Një fitore e dyfishtë për pilotin spanjoll, i cili merr edhe kreun e renditjes botërore.

Jorge Martin pëson frakturë në krah

Spanjolli tjetër Jorge Martin me Aprilia u rrëzua dhe u detyrua të transportohej në spital. Ai ka pësuar një frakturë në krah dhe do të mungojë në garën e së dielës, çka është një “dhuratë” për Marquez, i cili mund të shkëputet edhe më shumë në renditjen e botërorit.

Tashmë Marquez ka 365 pikë, 10 më shumë se Jorge Martin. Sa i përket garës sprint të zhvilluar sot, në podium u ngjitën edhe Alex Marquez (vendi i 2-të) me Ducati Gresini dhe Fabio di Giannantonio (vendi i 3-të) me VR46 (Marco Bezzecchi me Aprilia doli i katërti).

Tre pilotët e parë dueluan fort për fitoren deri në kthesën e fundit, ndërkohë që mes tyre ishte edhe Jorge Martin, që u rrëzua 6 xhiro nga fundi.

Burimi: telesport.al

Të fundit Të gjitha