Kalo te përmbajtja

Lajm i fundit
Politikë

Qytetarët e Sllovakisë votojnë në zgjedhjet rajonale dhe vendore, një provë politike për kryeministrin Fico

Qytetarët e Sllovakisë votojnë në zgjedhjet rajonale dhe vendore, një provë politike për kryeministrin Fico

BRATISLLAVË, 24 tetor /ATSH-DPA/- Rreth 4,4 milionë shtetas me të drejtë vote në Sllovaki po marrin pjesë sot në zgjedhjet për të përcaktuar drejtuesit dhe këshillat e rajoneve dhe komunave, një proces që shihet si matës i përkrahjes publike përpara zgjedhjeve të ardhshme parlamentare, të cilat pritet të zhvillohen jo më vonë se shtatori i vitit 2027.

Koalicioni i kryeministrit Fico

Koalicioni trepalësh i kryeministrit populist të majtë, Robert Fico, rrezikon të humbasë shumicën në parlament.

Megjithatë, sondazhet nuk tregojnë se partitë opozitare liberale dhe konservatore do të arrinin një shumicë të qartë, nëse zgjedhjet e parakohshme parlamentare do të mbaheshin tani.

Zgjedhjet në rajone dhe komuna

Në votimin e sotëm do të zgjidhen drejtuesit dhe parlamentet e të tetë rajoneve të vendit, në një proces të përbashkët zgjedhor.

Njëkohësisht, qytetarët do të votojnë edhe për kryetarët dhe këshillat e afro 3,000 komunave.

Në dy qytetet më të mëdha të vendit, Bratisllavë dhe Kosice, do të zgjidhen gjithashtu kryetarët dhe këshillat e njësive administrative brenda qyteteve.

Qendrat e votimit hapen në orën 07:00 dhe pritet të mbyllen në orën 20:00, megjithëse mbyllja mund të shtyhet në rast të problemeve teknike.

Nuk do të publikohen parashikime zyrtare për rezultatin përfundimtar, por rezultatet e pjesshme do të bëhen të ditura gjatë natës, ndërsa vijon numërimi i votave. //a.i/

Burimi: ata.gov.al

Të fundit Të gjitha