Manchester United nuk po kalon një periudhë të favorshme dhe e ardhmja e Michael Carrick në krye të skuadrës është e pasigurt.
Unai Emery në listën e Manchester United
Sipas mediave angleze, klubi po kërkon një zëvendësues të mundshëm dhe një nga emrat që po shqyrtohet është Unai Emery, trajneri i Aston Villa-s.
Megjithatë, nuk do të jetë e lehtë për Djajtë e Kuq të sigurojnë shërbimet e spanjollit, pasi Villa kërkon 24 milionë euro për ta lënë të lirë trajnerin.
Julian Nagelsmann, një tjetër opsion
Sipas The Telegraph, një emër tjetër në listën e United është Julian Nagelsmann. Ish-trajneri i Gjermanisë duket se do të ishte i hapur për një kalim në Premier League.
Burimi: telesport.al










