Kalo te përmbajtja

Lajm i fundit
Sport

Como në super formë, Fabregas i afrohet kreut të Serie A

Como në super formë, Fabregas i afrohet kreut të Serie A

Pas fitores 4-1 në mesjavë ndaj Manchester United në Champions League, Como ka marrë edhe triumfin e radhës në Serie A këtë pasdite. Skuadra liqenore mposhti në shtëpi 2-0 Sassuolon, në ndeshjen e vlefshme për javën e tetë të kampionatit.

Como dhe fitorja ndaj Sassuolos

Vendasit gjetën golin që në minutën e 7-të, me Lucas Da Cunha, por ai u anulua më pas për pozicion jashtë loje. Pjesa e parë në “Giuseppe Sinigaglia” u mbyll në barazim pa gola. Në pjesën e dytë, që i takoi plotësisht liqenorëve, erdhën edhe golat e fitores.

Në minutën e 48-të, Anastasios Douvikas zhbllokoi sfidën, pas një aksioni të gjatë dhe asistit të Maxence Caqueret. Në minutën e 60-të, ishte sërish sulmuesi grek që dyfishoi shifrat, pas asistit të Kaiki.

Pas kësaj fitoreje, Como ngjitet në vendin e 4-të me 17 pikë, momentalisht dy pikë më pak se kryesuesit e Interit dhe Lazios, por që këta të fundit nuk kanë zbritur ende në fushë për këtë javë. Në ndeshjen tjetër, Bologna fitoi 0-2 në transfertën ndaj Cagliari.

SHIKO GOLAT

Burimi: telesport.al

Të fundit Të gjitha