Dafina Zeqiri po punon për albumin e saj të ri “XX”, të cilin po e kushton 20 vjetorit të karrierës së saj në muzikë.
Albumi “XX” dhe publikimet e reja
Këngëtarja po i publikon një nga një këngët e këtij projekti, i cili pritet të jetë unik dhe ikonik, shkruan IndeksOnline.
Pamjet nga prapaskenat e videoklipit
Ajo ka ndarë me publikun disa fotografi nga prapaskenat e xhirimit të një videoklipi, ku shfaqet me një fustan bezhë dhe me diamante në dekolte.
Zeqiri është në pritje të fëmijës së saj të dytë dhe barkun e rrumbullakosur nuk po heziton ta tregojë.
Burimi: indeksonline.net










