Kalo te përmbajtja

Lajm i fundit
Sport

Armand Duka vlerëson Egnatian si pikë me dinjitet për futbollin tonë në Europë

Armand Duka vlerëson Egnatian si pikë me dinjitet për futbollin tonë në Europë

Egnatia siguroi një rezultat të rëndësishëm në transfertën e Aarhus, duke e përfunduar ndeshjen në barazim 1-1 për fazën e grupeve të Conference League. Pas dy ndeshjeve në këtë turne, skuadra e Rrogozhinës ka grumbulluar dy pikë falë dy barazimeve dhe paraqitjeve bindëse, veçanërisht përballë kundërshtarëve të nivelit të Midtjylland dhe Aarhus.

Vlerësimi i Armand Dukës

Kreu i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, ka vlerësuar kampionët e Superiores pas barazimit të arritur mbrëmjen e kaluar në kompeticionet europiane:

“Kjo nuk është thjesht një pikë, por dinjitet për futbollin shqiptar. Urime Egnatia”. Për ekipin rrogozhinas, ky sezon shënon debutimin historik në fazën e grupeve të një kompeticioni elitar për klube.

Burimi: www.albeu.com

Të fundit Të gjitha