Influencerja e mirënjohur shqiptare, Sarah Berisha, ka përcjellë një mesazh reflektues për ndjekësit e saj, vetëm disa javë pas ndarjes nga DJ PM.
Nëpërmjet një postimi në Instagram, Sarah ka shprehur dëshirën që dy muajt e fundit të këtij viti të jenë më të qetë, më të mirë dhe më të butë për të, shkruan IndeksOnline.
“Shpresoj që dy muajt e fundit të këtij viti të jenë më të butë, më të mirë dhe pak më të lehtë në çdo aspekt”, thuhet në mesazhin e publikuar nga ajo.
Postimi i Sarah Berishës pas ndarjes
Postimi vjen në një periudhë të re për influenceren, pas përfundimit të lidhjes me DJ PM, duke nxitur kureshtjen e ndjekësve për gjendjen e saj emocionale.
Megjithatë, Sarah nuk ka dhënë detaje të tjera lidhur me mesazhin e saj.
Burimi: www.kosovarja-ks.com









