Vetëm pak ditë na ndajnë nga nisja e edicionit të katërt të “Big Brother VIP Kosova”, dhe vëmendja e publikut tashmë është përqendruar te emrat që do të bëhen pjesë e këtij reality show-i. Lista e personazheve që pritet të hyjnë në shtëpinë më të famshme në Kosovë të premten, më 30 tetor, përfshin këngëtarë, figura të njohura të rrjeteve sociale dhe personazhe që publiku i ka ndjekur më parë në ekran.
Emrat e konfirmuar për edicionin e katërt
Sipas listës së emrave të bërë publikë, në këtë edicion pritet të marrin pjesë Anjeza Gubetini, Dion (Zero) Mala, make up artistja Edita Abazi, Nichi, si dhe Valdeti, i njohur për videot e tij në çift nga TikTok me partneren Valdrina.
Pjesë e listës janë edhe Shqiponjeeee, e njohur në TikTok, këngëtarët Vjollca Haxhiu dhe Bejta, reperi Fuego, Sharr Braina dhe Bjellorusja, e cila është gjithashtu e njohur në rrjetet sociale.
Një tjetër emër që pritet të bëhet pjesë e shtëpisë është Antoneta, e njohur për publikun nga programi “Për’puthen”, si dhe aktori i humorit Akili, i cili këtë eksperiencë reality show e përjeton për të dytën herë, pas pjesëmarrjes në Ferma VIP 3.
Dinamika e re për sezonin
Përfshirja e personazheve nga fusha të ndryshme pritet t’i japë dinamikë këtij edicioni, ku përplasjet, miqësitë dhe surprizat janë pjesë e pandashme e lojës.
Me një përzierje emrash nga fusha të ndryshme, “Big Brother VIP Kosova 4” pritet të sjellë dinamika të reja, përballje dhe histori që do ta mbajnë publikun të përfshirë gjatë gjithë sezonit.
Burimi: bordo.al










