Kalo te përmbajtja

Lajm i fundit
Showbiz

Këngëtarja shqiptare Rinesancë ndahet nga jeta në moshën 25-vjeçare pas një sëmundjeje të rëndë, motra e kujton me dedikim prekës

Këngëtarja shqiptare Rinesancë ndahet nga jeta në moshën 25-vjeçare pas një sëmundjeje të rëndë, motra e kujton me dedikim prekës

Artisti nga Kosova, Rinesa Qeriqi, i njohur me emrin artistik Rinesancë, ka ndërruar jetë në moshën 25-vjeçare, sipas njoftimit të familjes së saj.

Këngëtarja kishte kohë që përballej me një tumor në tru, një betejë të cilën nuk arriti ta fitojë. Për shkak të gjendjes së saj shëndetësore, ishte organizuar edhe një aktivitet për mbledhjen e fondeve, me qëllim mbulimin e shpenzimeve të trajtimit mjekësor.

“Mëngjesi i sotëm erdhi pa ty, Rina jonë. Do të mbetesh gjithmonë në zemrat tona, deri në përjetësi. Të duam fort, unë, mami, babi, Buna e Froni. Pusho e qetë, shpirt i bardhë”, shkroi motra e saj.

Karriera muzikore e Rinesancës

Rinesancë u angazhua kryesisht në rrymën hip-hop e rap, me tekste mjaft personale e shprehëse.

Në dhjetor të vitit 2025, ajo publikoi albumin e saj me 12 këngë, “Muzikë Mbijetese.”

Burimi: shqiptarja.com

Të fundit Të gjitha