Një grua nga Tirana, përmes një rastësie të hidhur, në Ditën Botërore kundër Kancerit u diagnostikua me një formë agresive tumori në gji. Në ato momente të vështira, si një rreze shprese, mendimi i saj i parë shkoi te paketa e sigurimit JETË PLUS në SIGAL.
Përvoja e pacientes me sigurimin JETË PLUS
“Në atë çast dukej e pabesueshme që me koston që kisha paguar vërtet kisha mundësinë të kisha gjithçka të mbuluar, duke nisur nga transporti, akomodimi, spitalet, që do t’i zgjidhja vetë në të gjithë Evropën, dhe vërtet ndodhi ashtu…”, rrëfen ajo në vetë të parë historinë e saj të dhimbshme.
Kujdesi është thelbi i sigurimit JETË PLUS. Siç dëshmon zonja, tashmë e rikuperuar, ky kujdes niste nga bileta e taksisë për në aeroport, bileta e fluturimit prioritare dhe bileta e taksisë pritëse në aeroport. Kompania e sigurimeve SIGAL pagoi gjithashtu të gjitha shpenzimet spitalore, si gjatë fazës së ndërhyrjes kirurgjikale, ashtu edhe gjatë ndjekjes mjekësore.
“Ti zgjidhje vetë mjekun më të mirë të atij spitali. Përveç kësaj, ajo që të surprizonte më shumë ishte ana humane e kompanisë së sigurimit, që të dërgonte një email çdo ditë, duke pyetur për gjendjen, nëse duhej medikament, përkthyes; për 6 muaj kam shkëmbyer… mbi 1500 emaile…”, rrëfen zonja, tashmë pa kancer.
Në sigurimet e shëndetit, përvoja e klientit gjatë gjithë procesit është më thelbësore se vetë shërbimi, parim i pasqyruar qartë në këtë histori prekëse: “Është një mirënjohje që nuk e di nëse ndonjëherë në jetë do mundem ta shlyej.”
Të dhëna për sigurimet shëndetësore të SIGAL
Vetëm për vitin 2026, SIGAL, falë sigurimit JETË PLUS, trajtoi 10 raste klientësh me tumor malinj, nevojë për ndërhyrje në valvula, transplante dhe neurokirurgji.
Megjithatë ky nuk është i vetmi sigurim shëndetësor në SIGAL; në kompani mund të sigurohen edhe këto sigurime: shëndet privat, Jetë Plus (me kujdes dhe/ose cash), aksidente personale, shëndet në udhëtim, Travel Plus dhe Teleshëndet.
Sipas raportit zyrtar janar–shtator 2026, të publikuar nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF), SIGAL, në një industri me 8 kompani operuese në sigurimet e jojetës ku përfshihen edhe sigurimet shëndetësore, është dëmshpërblyesja kryesore e dëmeve në masën 254,209,000 lekë. Kjo do të thotë se gjysma e totalit të dëmshpërblyer nga e gjithë industria siguruese në vend paguhet nga SIGAL. Mbi 10 mijë përfitues vetëm në 9 muajt e parë të vitit janë 10 mijë dëshmi jetësore për rëndësinë e sigurimeve shëndetësore në SIGAL, të cilat mund të sigurohen online në: sigal.al ose në .
Ndiqni videon e plotë të dëshmisë së pacientes:
Burimi: lajmifundit.al










