Kalo te përmbajtja

Lajm i fundit
Showbiz

Ingrit Gjoni përlotet duke folur për humbjen e motrës

Ingrit Gjoni përlotet duke folur për humbjen e motrës

Këngëtarja e mirënjohur Ingrit Gjoni ishte e ftuar mbrëmjen e kaluar në emisionin “Live me Luizin”, ku foli për humbjen e motrës së saj.

Fjalët e Ingrit Gjonit për motrën

“E kam të vështirë të flas. Ne kemi qenë të treja si tre pika uji, por nuk i dalim dot vullnetit të Zotit”, u shpreh këngëtarja.

Edhe pse kanë kaluar tre vite nga ndarja nga jeta e motrës si pasojë e një sëmundjeje të rëndë, Gjoni tha se që nga ai moment “ka ndryshuar gjithë bota”.

‘Është djegur shpirti deri aty sa të thashë që kam zgjedhur vërtetë që publiku më ka ndihmuar shumë. Kam dalë në koncert shumë shpejt, për katër muaj. Ishte një bombë e madhe. Vetëm kur të martoj djalin mund të arrij të çohem të marr një valle, e kam shpirtin në zi. Megjithatë jam një femër e fortë dhe nuk do doja të prekem sepse kam punuar me veten para se të vija. Ajo ishte një thesar për familjen tonë’, u shpreh Ingrit Gjoni.

Burimi: lajmifundit.al

Të fundit Të gjitha