Pas daljes në dritë të një audio-incizimi të një bisede telefonike me një person që prezantohet si oficer i Policisë së Tiranës, Capital T ka reaguar përmes një videoje. Reperi i drejtohet atyre që e kanë kontaktuar dhe që janë shqetësuar për gjendjen e tij, duke u thënë se është mirë dhe se së shpejti do të vijë në Shqipëri. Biseda me personin që prezantohet si oficer u bë publike pas reagimit të artistit në mbështetje të protestave.
Qëndrimi i Capital T ndaj protestuesve
Në video, Capital T sqaron se pozicioni i tij për studentët nuk ka ndryshuar. Ai thotë se do të vazhdojë t’i përkrahë protestuesit dhe njerëzit që ngrihen për të drejtat e tyre, sidomos kur, sipas tij, u bëhet padrejtësi. “Jam në suport të studentëve, në suport të njerëzve të mi për çdo lloj kauze”, shprehet reperi.
Ai tregon se pamjet nga protestat e kanë prekur dhe se nuk mund t’i shohë skenat që po ndodhin pa reaguar. Për të, lidhja me njerëzit që e kanë përkrahur ndër vite është arsyeja pse ndihet i përfshirë dhe pse e konsideron të rëndësishme të mos heshtë.
Vështirësitë në angazhimet muzikore
Capital T thotë gjithashtu se gjendja në Shqipëri ia ka vështirësuar vazhdimin e angazhimeve muzikore. Ai shprehet se nuk mund të kënaqet me muzikë apo koncerte, ndërkohë që sheh pamjet nga protestat dhe dhunën që, sipas tij, po ndodh ndaj studentëve.
Në fund, reperi i falënderon për telefonatat dhe shqetësimin, duke u siguruar se është mirë. “Gjithçka është ok, shihemi shpejt në Shqipni, ju dua”, përfundon ai. /Prive By LS
View this post on Instagram
Burimi: privebruto.com










