Ndarja e parakohshme nga jeta e 25-vjeçares ka prekur botën e artit, ndërsa shumë emra të njohur të muzikës kanë shprehur ngushëllimet e tyre.
Alban Skënderaj dhe kujtimi i Rinesës
Mes tyre është edhe këngëtari Alban Skënderaj, i cili solli në kujtesë se Rinesa kishte interpretuar personazhin e “Leas” në një prej videoklipeve të tij.
“Prehu në paqe Rinesa. Dhe pse tepër shkurt, e jetove jetën me guxim, si një ‘Lea’ e vërtetë”, shkruan Skënderaj në mesazhin e tij prekës.
Sëmundja dhe trajtimet
Rinesa po përballej me një sëmundje të rëndë që prej vitit 2025, kur u diagnostikua me tumor në tru dhe iu nënshtrua ndërhyrjeve kirurgjikale. Gjatë kësaj periudhe, ajo kaloi edhe trajtime me rrezatim, ndërsa për shkak të përkeqësimit të gjendjes shëndetësore, familjarët kërkuan mbështetje financiare për të përballuar kostot e trajtimit.
Rinesa ishte këngëtare, tekstshkruese dhe kompozitore nga Prishtina, e cila jetonte dhe krijonte në Kanada.
Burimi: www.kosovarja-ks.com









