Analisti Skënder Minxhozi vlerëson se Tirana e ka hedhur poshtë dhunën, ndërsa veprimet e protestuesve publiku po i ndjek përmes ekranit të televizorit.
Në një bisedë për emisionin “Breaking News” në ABC News, Minxhozi theksoi se pamjet e transmetuara dëshmojnë se qytetarët janë larguar nga përdorimi i dhunës.
Qëndrimi i Minxhozit për protestat në Tiranë
Ai shtoi se një qeveri nuk mund të rrëzohet me një numër kaq të vogël pjesëmarrësish dhe në këto rrethana.
“Edi Rama nuk largohet në këto kushte, asnjë qeveri nuk duhet të largohet në këto kushte. Kjo nuk është rruga e duhur. Një ndryshim pushteti nuk arrihet në këtë mënyrë. Në një qytet kaq të madh, ku mund të ishin mbledhur disa mijëra vetë, por kanë dalë vetëm sa kanë dalë, ti mund të kthehesh në lajm nëse je i pakët dhe mban shishe në duar. Kjo na konfirmon diçka, se kjo dhunë është e verbër. Ajo nuk mund të sjellë asnjë të mirë. Një qeveri nuk bie me kaq pak njerëz. Kjo tregon se Tirana e ka refuzuar dhunën si mjet. Tirana e shpërfill dhunën me disa reflekse të vjetra të krijuara që në vitet 1990. Nesër, unë parashikoj që pjesa më e madhe e këtij teatri absurd do të ketë mbaruar”, theksoi ai./abcnews.al
Burimi: abcnews.al










