Të rinjtë që po protestojnë vazhdojnë të befasojnë çdo ditë me idetë që sjellin nga tubimet e tyre, dhe këtë radhë i kanë kushtuar një këngë kryeministrit Edi Rama.
“Çaf-çuf, treni i gjatë, veç për Edin vjen çdo natë! Nga Parlamenti në Surrel, do hajë molto me reçel”, ishin vargjet që kënduan protestuesit.
Kënga e të rinjve dhe përgjigjja ndaj paralajmërimeve
Rama i kishte paralajmëruar të rinjtë pjesëmarrës në protestë se do të përballeshin me gjoba ose sanksione, mes të tjerash edhe me ndalimin e udhëtimit me avionë apo trena, ndërkohë që në vend nuk ka ende hekurudha që funksionojnë. Kjo deklaratë nuk mbeti pa përgjigje nga të rinjtë.
Të vendosur përpara Kryeministrisë, të rinjtë protestojnë dhe kërkojnë dorëheqjen e Ramës.
Burimi: www.albeu.com










