Kalo te përmbajtja

Lajm i fundit
Politikë

Motra e të plagosurit: shpenzimet i pagoi familja, reagon Rama

Motra e të plagosurit: shpenzimet i pagoi familja, reagon Rama

Kryeministri Edi Rama ka reaguar përsëri në lidhje me çështjen e Erjon Vishkullit, pasi motra e të riut 28-vjeçar, i cili u plagos në sy gjatë protestës, ka kundërshtuar deklaratat e tij se shpenzimet mjekësore do të mbuloheshin nga shteti. Në reagimin e tij, Rama këmbëngul se ndërhyrja për trajtimin e të riut në Itali është bërë me financim shtetëror, duke deklaruar se iniciativën për këtë shërbim e ka marrë vetë personalisht.

Statusi i kryeministrit Edi Rama

Motra e djalit nga Elbasani ka postuar tekstin e bashkangjitur, prandaj me shumë keqardhje më duhet t’i kthehem kësaj teme për këdo që e lexon, e shpërndan ose e publikon postimin e saj.

Siç e kam bërë të ditur më parë, iniciativën për shërbimin e specializuar mjekësor të djalit në Itali nuk e kanë marrë “persona” të tjerë, por e kam marrë unë personalisht, dhe shkuarja e tij në Romë me avion mjekësor, si dhe mbulimi i shpenzimeve, janë mundësuar pikërisht nga SHTETI dhe nga askush tjetër! Madje i kam uruar shërim të shpejtë përpara se të nisej bashkë me të vëllanë nga salla VIP e aeroportit, prej nga nisem për jashtë edhe unë vetë, Presidenti i Republikës ose Kryetari i Kuvendit.

Kjo nuk bëhet aspak për protagonizëm, sepse protagonizmin këto ditë e kanë të gjithë dhunuesit dhe nxitësit e tyre, por për humanizëm, sepse kur pushon marrëzia e gurëve e e molotovëve, edhe dhunuesit e lënduar janë qytetarë të këtij vendi që duhen ndihmuar, mjekuar,

Burimi: euronews.al

Të fundit Të gjitha