Kalo te përmbajtja

Lajm i fundit
Politikë

Rama mbledh konferencën për shtyp një orë përpara protestës së Berishës, ja çfarë deklaroi

Rama mbledh konferencën për shtyp një orë përpara protestës së Berishës, ja çfarë deklaroi

Kryeministri Edi Rama ka publikuar një status në orën 11.47, pak para orës 12.00, kur Partia Demokratike kishte thirrur protestën përpara kryeministrisë. Në shkrimin e tij, Rama thekson: “Protesta Paqësore është një vlerë demokratike dhe një sfidë qytetare që arrin kulmin me Dialog dhe Reflektim.

Dhuna në Protestë përbën një sfidë kriminale ndaj Shtetit, Ligjit dhe Sigurisë Publike, e cila nuk tolerohet dhe as justifikohet.

***Dje, VIP-at që japin ditë e natë mësime morali nga ekranet e korruptuara, të cilët në vend që të distancoheshin nga dhuna dhe ta dënonin atë, kanë marrë anën e dhunuesve dhe i këndojnë dhunës pa pushim, dolën në mbrojtje të të drejtave të listës së dhunuesve me precedent penal që morën pjesë në terrorizimin e Shqipërisë duke djegur e shkatërruar në Tiranë. Gjoja ata dhunues të përsëritur të ligjit, i mbron ligji nga ekspozimi publik, madje, sipas VIP-ave, edhe me identitet të fshehur!

Jo, ligji është për të mbrojtur publikun nga dhunuesit, jo dhunuesit nga informimi i publikut. Populli ka të drejtë të dijë kush fshihet pas maskave “studentore”.

Dhe falë teknologjisë e Inteligjencës Artificiale, maskat do të bien duke përdorur vetë videot e panumërta të publikuara në rrjetet sociale apo transmetuara në ekranet televizive”.

Burimi: kohajone.com

Të fundit Të gjitha