Disa protestues i janë afruar godinës së Bashkisë së Tiranës dhe një prej tyre është ngjitur në dritaret e saj.
Protesta në Tiranë
Në kryeqytet protesta vijon, me pjesëmarrës të shpërndarë në disa pika të qytetit, përfshirë lulishten e sheshit “Skënderbej” dhe zonën pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë.
Gjithashtu, protestuesit kanë hedhur gurë edhe drejt Ministrisë së Brendshme.
Burimi: top-channel.tv










