Pasi mbërritën përpara ndërtesës së kryeministrisë, anëtarët e Partisë Demokratike hoqën menjëherë fletët ku shkruhej “dialog”, të cilat Rama i kishte vendosur mbi “sofër”.
Protesta e Partisë Demokratike
Anëtarja e Këshillit Kombëtar të PD, Ilirjana Kuçana, i zëvendësoi ato me fotografi të Ergys Agasit, Ron Yeffet dhe Taulant Ballës.
“Rama do të ketë dialog vetëm me Ergys Agasin. Rama do të bëjë dialog vetëm me Ronin. Rama do të ketë kryenegociator dhe dialogues Taulant Ballën”, tha ajo.
“Dialogu fillon pasi të japë dorëheqjen”, shtoi një tjetër, duke i hedhur tej shiltet të cilat pak më pas përfunduan në flakë.
Burimi: shqiptarja.com










