Kalo te përmbajtja

Lajm i fundit
Politikë

Zv.kryeministrja për plagosjen e Vishkullit: Ngjarje alarmuese dhe e papranueshme

Zv.kryeministrja për plagosjen e Vishkullit: Ngjarje alarmuese dhe e papranueshme

Zëvendëskryeministrja Albana Koçiu ka reaguar pas plagosjes së të riut Erjon Vishkulli, duke e cilësuar këtë ngjarje si një sinjal alarmi për pasojat e rënda që shkakton dhuna gjatë protestave.

Reagimi i Albana Koçiut

Në reagimin e saj të publikuar pasditen e së dielës në Facebook, Koçiu kërkon që rasti i Erjonit të mos përdoret për propagandë dhe as për të justifikuar protestat e dhunshme që prej 13 ditësh kanë bllokuar Tiranën.

“Lëndimi i të riut nga Elbasani është një sinjal alarmi për pasojat e rënda që shkakton dhuna në protesta.

Është e papranueshme që një ngjarje e tillë të përdoret për propagandë dhe për të justifikuar vijimin e kësaj rruge pa krye.”

Gjithashtu, Koçiu thekson se qeveria shqiptare është angazhuar maksimalisht për të garantuar trajtimin e të riut në një spital në Itali, si dhe transportimin e tij me avion mjekësor.

Burimi: lajmifundit.al

Të fundit Të gjitha