Kalo te përmbajtja

Lajm i fundit
Politikë

Opozita zgjedh luftën, Çupi: PD i dha pushtetin grupit të zjarrit

Opozita zgjedh luftën, Çupi: PD i dha pushtetin grupit të zjarrit

Analisti Frrok Çupi e vlerësoi protestën e Partisë Demokratike si një veprim që tregon refuzimin e dialogut dhe një prirje drejt dhunës. Sipas tij, mungesa e Sali Berishës në shesh nuk ishte e rastësishme, por një shenjë se drejtimi i opozitës po kalon te grupet militante.

Çupi: PD po identifikohet me dhunën

Çupi argumentoi në një lidhje për ABC News se PD po identifikohet gjithnjë e më shumë me dhunën dhe se grupi i zjarrit mund të synojë të shndërrohet në një forcë të mirëfilltë politike.

“Hapet sipari i PD, hapet sipari i dhunës, edhe vetë PD e nisi me një akt dhune të pazakontë. PD sot dogji simbolikisht shansin për dialog. Opozita është për luftë dhe jo për dialog, janë militantë të PD, që kanë ardhur për të shkallmuar qytetin dhe lirinë e njeriut. Ky ishte teatri sot, dhe ja ku zbatohet. PD e ka gjakosur edhe më parë atë shesh, por pushtetin s’e ka marrë, ka rrëmbyer edhe tanket, por s’ka marrë pushtet.

Mungesa e Berishës dhe grupi i zjarrit

Nga kjo gjë nuk ka nxjerrë mësim PD; me Berishën është identifikuar si qendra e dhunës. Në shesh për PD erdhën vetëm kushërinjtë e atyre 5 deputetëve që ishin.
Mungesën e Berishës e lexova me idenë se po sillet si Mao Ce Duni që po dorëzon pushtetin. Po eksperimenton, pas tyre është e gjithë dhuna, shpresa e tyre është në shesh ajo që po lufton tani. Atje është grupi i zjarrit, dhe PD kalon hapur në parti militare. Duhet të dimë ta lexojmë se sot PD dorëzoi pushtetin te grupi i zjarrit, të shohim nëse ky grup do guxojë të dalë hapur me një kërkesë politike. Guximi i tyre është i madh derisa kanë pasur fuqi të madhe të urrejtjes për paqe dhe stabilitet; shumë shpejt do e shohim në tentativë për t’u kthyer në parti politike”, shtoi Çupi./abcnews.al

Burimi: abcnews.al

Të fundit Të gjitha