Kancelari gjerman, Friedrich Merz, deklaroi se Bashkimi Evropian duhet të zgjerohet, duke theksuar se Ballkani Perëndimor dhe Evropa po i afrohen gjithnjë e më shumë njëri-tjetrit.
Qëndrimi i Merz për zgjerimin e BE-së
Në një postim në rrjetin social X, Merz vlerësoi se Mali i Zi është në rrugën e duhur drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian, ndërsa shtoi se edhe vendet e tjera të rajonit duhet ta ndjekin këtë rrugë dhe do ta ndjekin atë.
Postimi i plotë në rrjetin “X”:
BE-ja duhet të zgjerohet nëse dëshiron të afirmojë sovranitetin e saj dhe të perceptohet si një fuqi globale. Ballkani Perëndimor dhe Evropa po i afrohen gjithnjë e më shumë njëri-tjetrit.
Mali i Zi është në rrugën e duhur për t’iu bashkuar BE-së; të tjerët duhet ta ndjekin dhe do ta ndjekin këtë shembull.
Die EU muss wachsen, wenn sie ihre Souveränität behaupten und als Machtfaktor in der Welt wahrgenommen werden will. Der Westliche Balkan und Europa wachsen enger zusammen.
Montenegro ist auf dem besten Weg, der EU beizutreten, andere müssen und werden folgen. https://t.co/8mpU0c9Va2
— Bundeskanzler Friedrich Merz (@bundeskanzler) October 22, 2026
Burimi: www.gazetaexpress.com










