Partia Demokratike ka bërë të ditur se do të jetë ombrella e një proteste në Tiranë, ku pritet të mblidhen studentë dhe pedagogë. Oraret dhe mënyra e organizimit të saj nuk janë bërë ende të qarta, por pritet që epiqendra të jetë Bulevardi përpara kryeministrisë.
Pamjet nga Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”
ABC News sjell pamjet me dron në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ku kanë mbërritur tashmë demokratët e udhëhequr nga Flamur Noka. Deri më tani vihet re mungesa e Sali Berishës në protestë, si dhe mungesa e protestuesve të maskuar.
Flamur Noka në krye të marshimit
Në krye të protestës së demokratëve është vendosur Flamur Noka, i cili udhëheq marshimin drejt Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”.
Burimi: abcnews.al










