Kalo te përmbajtja

Lajm i fundit
Politikë

Të rinj me maska në Bulevard, tensione sporadike nga grupi i TikTok

Të rinj me maska në Bulevard, tensione sporadike nga grupi i TikTok

Protestuesit që u nisën nga “Rruga e Durrësit”, ku hodhën gurë dhe fishekzjarrë drejt ndërtesës së Ministrisë së Arsimit, kanë filluar marshimin për në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, përpara Kryeministrisë, pikërisht aty ku nisi edhe tubimi i kësaj të shtune, më 24 tetor.

Pjesëmarrja e të rinjve dhe distancimi nga dhuna

Ashtu siç shihet edhe nga pamjet e siguruara në terren nga ABC News, ndryshe nga protestat e ditëve të mëparshme, numri i të rinjve, ose siç njihet ndryshe “grupi i TikTok-ut”, është shumë i vogël, pothuajse i papërfillshëm. Nga ana tjetër, vërehet një distancim midis protestuesve dhe grupit të dhunës.

Ndërkohë, më herët në televizionin e ABC News, transmetuam përplasjet e lehta midis policisë dhe protestuesve, të cilët hodhën gurë drejt ndërtesës së Ministrisë së Arsimit.

Burimi: abcnews.al

Të fundit Të gjitha