Kalo te përmbajtja

Lajm i fundit
Politikë

Kongresisti Wilson përgëzon studentët për fitoren në Serbi

Kongresisti Wilson përgëzon studentët për fitoren në Serbi

Kongresisti amerikan Joe Wilson ka shprehur urime për qytetarët e Serbisë lidhur me fushatën zgjedhore, duke theksuar në mënyrë të veçantë rolin e studentëve, të cilët ai i vlerësoi për vendosmëri historike dhe patriotizëm në angazhimin për rivendosjen e sundimit të ligjit në Serbi.

Reagimi i Joe Wilson

Në një postim në platformën X, Wilson vuri në dukje se tani fillon faza e punës së vështirë dhe shprehu shpresën për një marrëdhënie të re mes Serbisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

“Amerikanët i dërgojnë urime të sinqerta qytetarëve të Serbisë për një fushatë zgjedhore të zhvilluar me përpjekje të mëdha, dhe sidomos studentëve, të cilët treguan vendosmëri historike dhe patriotizëm në misionin e tyre për të rikthyer sundimin e ligjit në vendin e tyre”, shkroi Wilson.

“Tani nis puna e vështirë. Pres me padurim një marrëdhënie të ripërtërirë mes Serbisë dhe Shteteve të Bashkuara”, shtoi ai. /Gazeta Express

Americans send heartfelt congratulations to the people of Serbia on a hard-fought election campaign and especially to the Students who showed historic determination and patriotism in their mission to restore the rule of law in their country. Now, the hard work begins. I look forward to a renewed relationship between Serbia and the United States! God bless Serbia.

— Joe Wilson (@RepJoeWilson) October 25, 2026

Burimi: www.gazetaexpress.com

Të fundit Të gjitha