Kalo te përmbajtja

Lajm i fundit
Politikë

Bandat si shtab elektoral i Ramës, Këlliçi i bën thirrje qytetarëve

Bandat si shtab elektoral i Ramës, Këlliçi i bën thirrje qytetarëve

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, i bëri thirrje të gjithë qytetarëve që të marrin pjesë në protestën e organizuar për ditën e sotme, e cila ka si qëllim kryesor garantimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme në Shqipëri.

Këlliçi theksoi se secila parti duhet të ketë një program dhe të fitojë mbështetjen përmes zgjedhjeve, duke u paraqitur me programin më të mirë, e jo duke përdorur banda si shtab elektoral, një referencë e qartë kjo për Partinë Socialiste.

Thirrja e Këlliçit për bashkim të opozitës

“Unë gjej rastin të ftoj çdo demokrat, çdo qytetar, çdo opozitar të lënë mënjanë ndasitë sepse është momenti që çdo energji opozitare dhe çdo qytetar ka një objekt, rrëzimin e Ramës.
Të gjithë do të duhet të jemi në shesh, të dalim të mbështesim studentët për objektin e vetëm pasjen e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme në Shqipëri, të fitojë çdo lloj force politike që ka një program të mirë të dalë në garë të paraqesë alternativa, prorgamin dhe të fitojnë me zgjedhje.
Jo që PD të ketë një program dhe përballë të ketë grupin e Xhabaftëve , Troplinëve, Suel Çelën, Bajrajt ose Ben Qimen.
Çdo qytet ka një bandë dhe ai është shtabi elektoral i Ramës”, tha Këlliçi.

Burimi: www.cna.al

Të fundit Të gjitha