TIRANË, 25 tetor/ATSH/ Drejtuesi politik i Partisë Socialiste për Qarkun e Tiranës, Taulant Balla, gjatë një takimi me gratë në Golem, u ndal edhe në pasojat që protestat e dhunshme në Tiranë po shkaktojnë për imazhin e Shqipërisë dhe sektorin e turizmit.
Taulant Balla dhe shqetësimet e bizneseve turistike
Duke e quajtur Golemin kryeqytetin e turizmit, Balla theksoi shqetësimin e bizneseve turistike për skenat e dhunës në kryeqytet, duke deklaruar se ato po dëmtojnë imazhin e turizmit shqiptar dhe po ndikojnë në anulimin e rezervimeve.
Në vlerësimin e Ballës, bizneset e turizmit e dënojnë dhunën, të cilën ai ia atribuoi aktorëve politikë vendas dhe ndikimeve të huaja, që sipas tij janë armiqësore ndaj Shqipërisë.
Ai theksoi se pasojat e këtyre pamjeve shtrihen përtej Tiranës, duke prekur edhe sipërmarrjet turistike, të cilat varen nga imazhi i vendit dhe besimi i vizitorëve vendas e të huaj.
/m.m/j.p/
Burimi: ata.gov.al









