Kalo te përmbajtja

Lajm i fundit
Kulturë

Sonte ndryshon ora, akrepat kthehen një orë pas

Sonte ndryshon ora, akrepat kthehen një orë pas

Në natën ndërmjet të shtunës, 24 tetor, dhe të dielës, 25 tetor, do të kthehet ora dimërore.

Në orën 03:00 të mëngjesit të së dielës, akrepat do të kthehen një orë prapa dhe do të shënojnë orën 02:00. Ky ndryshim do të na lejojë të flemë një orë më shumë.

Ndryshimi i orës dhe efekti në organizëm

Për shkak të këtij rregullimi, mbrëmjet do të errësohen më herët, ndërsa në orët e para të mëngjesit do të ketë më shumë dritë.

Pajisjet elektronike, telefonat inteligjentë, kompjuterët dhe tabletët do ta përditësojnë automatikisht orën, nëse kanë të aktivizuar rregullimin automatik. Ndërsa orët dhe alarmet mekanike duhet të rregullohen me dorë.

Edhe pse ky kalim ofron një orë gjumë shtesë natën e parë, ndryshimi i papritur mund të çrregullojë orën biologjike. Organizmit mund t’i duhen rreth 2–5 ditë për t’u përshtatur me ritmin e ri. Kjo mund të shkaktojë lodhje, nervozizëm dhe vështirësi në përqendrim gjatë orëve të mëngjesit.

Me më pak orë dritë gjatë mbrëmjes, prodhimi i melatoninës, hormoni i gjumit, mund të nisë më herët, duke na bërë të ndihemi të përgjumur që në pasditen e vonë.

Kohëzgjatja e orës dimërore

Ora dimërore do të jetë në fuqi gjatë muajve të ftohtë, deri në fundjavën e fundit të marsit 2027. Në natën mes 27 dhe 28 marsit të vitit të ardhshëm do të rikthehet ora verore, kur akrepat do të lëvizin një orë përpara./rtk/KultPlus.com

Burimi: kultplus.com

Të fundit Të gjitha