Kalo te përmbajtja

Lajm i fundit
Kulturë

Ryan Gosling rikthehet pas 17 vitesh me grupin e tij të rock-ut alternativ

Ryan Gosling rikthehet pas 17 vitesh me grupin e tij të rock-ut alternativ

Grupi i muzikës rock alternative “Dead Man’s Bones”, në të cilin bën pjesë aktori Ryan Gosling, pritet të sjellë materiale të reja muzikore, rreth 17 vjet pas albumit të vetëm që ka publikuar deri tani, sipas “BuzzFeed”

Publikimi i muzikës së re

Krijimet e reja të grupit do të dalin të martën, më 27 tetor, sipas një postimi që aktorja Eva Mendes, bashkëshortja e Gosling, ka bërë në “Instagram”.

“Ai e mbajti premtimin që më kishte dhënë”, shkruan Mendes, 52 vjeçe.

Grupi përbëhet nga Gosling, 45 vjeç, dhe muzikanti Zach Shields. Të dy publikuan albumin e parë, me të njëjtin emër si grupi, në vitin 2009, në studion diskografike “Anti-Records”.

Faqja e njohur e muzikës “Pitchfork” e përshkroi atë album si të frikshëm dhe misterioz. Në të dëgjohen qartë edhe zërat e një kori fëmijësh nga Los Anxhelesi.

Sipas kompanisë diskografike, albumi fillimisht ishte menduar si muzikë shoqëruese për një shfaqje teatrale, e cila tregonte historinë e dashurisë mes një përbindëshi dhe një fantazme.

Performancat muzikore të Ryan Gosling

Ryan Gosling e ka treguar talentin e tij muzikor në disa raste. Një nga performancat e tij më të njohura ishte kënga “I’m Just Ken”, nga filmi “Barbie”, të cilën e interpretoi në ceremoninë e ndarjes së çmimeve “Oscar” në vitin 2024.

Aktori kanadez, i cili e nisi karrierën e tij në emisionin televiziv të “Disney” – “The All New Mickey Mouse Club”, interpretoi gjithashtu këngën “City of Stars” së bashku me aktoren Emma Stone në filmin muzikor “La La Land”, të vitit 2016.

Kjo këngë fitoi çmimin “Oscar” për këngën më të mirë origjinale në vitin 2017./KultPlus.com

Burimi: kultplus.com

Të fundit Të gjitha