Ekspozita “Venetiku: Gjurmëve të një fondi fotografik” do të mbetet e hapur për publikun gjatë këtij fundjavë në Muzeun Marubi në Shkodër.
Ekspozita në Muzeun Marubi
Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, e përshkroi këtë ekspozitë, të kuruar nga Mikaela Minga, si një takim me fotografinë, kujtesën dhe historitë njerëzore që fshihen pas imazheve.
“Nëpërmjet fotografive dhe dokumenteve arkivore, kjo ekspozitë ju njeh me historinë e studios Venetiku në Korçë dhe të familjes që e krijoi e e trashëgoi atë, me vëmendje të veçantë ndaj Krisanthi Venetikut, përfaqësueses së fundit të studios, si dhe ndaj përndjekjes politike gjatë regjimit komunist”, deklaroi Gonxhja.
Ekspozita bën pjesë në programin ndërkombëtar “Archivi Aperti 2026”, kushtuar njohjes dhe promovimit të arkivave fotografike./atsh/KultPlus.com
Burimi: kultplus.com










