Kalo te përmbajtja

Lajm i fundit
Kronikë

Dogana e Kosovës parandalon kontrabandimin e 300 produkteve për mbrojtjen e bimëve në Vërmicë

Dogana e Kosovës parandalon kontrabandimin e 300 produkteve për mbrojtjen e bimëve në Vërmicë

Dogana e Kosovës ka njoftuar se ka penguar kontrabandën me produkte për mbrojtjen e bimëve.

Në njoftim thuhet se gjatë një kontrolli të detajuar u gjetën 300 copë produkte për mbrojtjen e bimëve, të cilat nuk ishin deklaruar në Doganë, dhe se për këto produkte nuk u prezantua faturë ose dokumentacion përkatës.

Njoftimi i plotë i Doganës

Dogana e Kosovës pengon kontrabandën me produkte për mbrojtjen e bimëve

Vërmicë, 22 tetor 2026 – Dogana e Kosovës ka penguar një tentativë për kontrabandim të produkteve për mbrojtjen e bimëve në Pikën e Kalimit Kufitar në Vërmicë, gjatë kontrolleve të një kamioni me mallra që po hynin në territorin e Republikës së Kosovës.

Gjatë kontrollit të ngarkesës dhe vendosjes së plumbçes doganore, zyrtari doganor vuri re një hapësirë të modifikuar në kamion. Kur u pyet nëse kishte mallra të tjera për të deklaruar, drejtuesi i automjetit nuk deklaroi asgjë shtesë.

Pas kontrollit të hapësirës së modifikuar, zyrtari doganor gjeti disa qese, për të cilat drejtuesi i automjetit kishte thënë se përmbanin rroba personale.

Megjithatë, nga kontrolli i detajuar u zbuluan 300 copë produkte për mbrojtjen e bimëve, të cilat nuk ishin deklaruar në Doganë. Për këto produkte nuk u prezantua faturë ose dokumentacion përkatës.

Në lidhje me rastin, në përputhje me dispozitat e Kodit Doganor dhe të Akcizave Nr. 08/L-247, është nisur procedura kundërvajtëse.

Dogana e Kosovës mbetet e përkushtuar për të parandaluar dhe luftuar kontrabandën, duke shtuar kontrollet për të penguar futjen e mallrave të padeklaruara dhe produkteve që mund të përbëjnë rrezik për shëndetin e njerëzve, mjedisin dhe bujqësinë. Njëkohësisht, Dogana u bën thirrje të gjithë udhëtarëve dhe operatorëve ekonomikë që të përmbushin detyrimet ligjore dhe t’i deklarojnë mallrat në përputhje me legjislacionin në fuqi.

Burimi: www.gazetaexpress.com

Të fundit Të gjitha