Kalo te përmbajtja

Lajm i fundit
Ekonomi

Ish-guvernatori i Bankës Qendrore të Hungarisë nën hetim për zhdukjen e mbi 500 milionë eurove

Ish-guvernatori i Bankës Qendrore të Hungarisë nën hetim për zhdukjen e mbi 500 milionë eurove

György Matolcsy, ish-kreu i Bankës Qendrore të Hungarisë, po hetohet për mashtrim financiar, me dyshimet se kjo çështje mund të ketë shkaktuar humbje prej më shumë se gjysmë miliardë eurosh nga parat publike.

Sipas burimeve mediatike hungareze, disa persona janë vënë në pranga, ndërsa është raportuar gjithashtu për një urdhër-arresti ndërkombëtar kundër djalit të tij, Ádám Matolcsy.

Çështja ka të bëjë me mënyrën e administrimit të pasurive të shoqërive të themeluara nga banka qendrore gjatë periudhës kur Matolcsy drejtonte institucionin. Autoritetet po zhvillojnë hetime mbi dyshimet për keqpërdorim të fondeve, ndërsa ish-guvernatori dyshohet edhe për përdorim të dokumenteve të falsifikuara.

Matolcsy ka qenë një nga aleatët më të ngushtë të ish-kryeministrit Viktor Orbán. Kryeministri aktual, Peter Magyar, ka kërkuar një hetim të plotë për këtë çështje dhe ka kritikuar ritmin e ngadaltë të punës së prokurorisë.

Burimi: euronews.al

Të fundit Të gjitha