Kalo te përmbajtja

Lajm i fundit
Ekonomi

Durmishi: 16 qumështore kanë ndërprerë plotësisht prodhimin pas vendimeve të Qeverisë

Durmishi: 16 qumështore kanë ndërprerë plotësisht prodhimin pas vendimeve të Qeverisë

Gani Durmishi, përfaqësues i Shoqatës së Industrisë së Qumështit, deklaroi në emisionin EURO n’T7 se ky sektor rrezikon kolapsin si pasojë e vendimeve të fundit të Ministrisë së Bujqësisë.

Ai sqaroi se më 21 tetor i është drejtuar me një kërkesë urgjente me shkrim ministrit Armend Muja dhe kryeshefes së Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë, Venera Qerkini, duke kërkuar masa të menjëhershme dhe anulimin e vendimeve të mëparshme, të cilat, sipas tij, po i shtyjnë drejt mbylljes 16 fabrika të përpunimit të qumështit në mbarë vendin.

Roli i 16 qumështoreve në tregun vendor

“Këto 16 qumështore kanë prodhuar qumësht dhe produkte të tjera, duke mbuluar mbi 40% të nevojave të tregut të brendshëm. Synimi ynë ishte që, përmes investimeve tona dhe subvencioneve të marra më parë, të zëvendësonim importin me prodhim vendor të cilësisë së lartë.

Në këtë moment përballemi me ndalesa nga institucionet tona për prodhimin dhe hedhjen në treg të produkteve me vaj bimor, ndërkohë që tregu është i mbushur me produkte të importuara që përmbajnë vaj bimor. Si është e mundur që ata t’i plasojnë produktet e tyre

Burimi: www.gazetaexpress.com

Të fundit Të gjitha