Një godinë shumëkatëshe në ndërtim e sipër u rrëzua të hënën në Nairobi, kryeqyteti i Kenias, dhe dyshohet se nën rrënojat mund të ketë njerëz të bllokuar, sipas njoftimit të Kryqit të Kuq.
Rrëzimi në lagjen Eastleigh
“Rreth orës 13:40, një ndërtesë në ndërtim e sipër u shemb në lagjen Eastleigh të Nairobit”, bëri me dije Kryqi i Kuq në rrjetin social X, duke shtuar se kishte dërguar një ekip në vendin e ngjarjes.
Pamjet që po qarkullojnë në internet tregojnë çastin e shembjes, të shoqëruar nga re të dendura pluhuri. Eastleigh është një lagje e shtresës punëtore, ku jetojnë dhe lëvizin shumë anëtarë të komunitetit somalez.
Edhe mediat lokale raportuan për plaçkitje, ndërsa pamjet treguan një turmë njerëzish të grumbulluar pranë vendit të ngjarjes.
Shkaqet e panjohura dhe ndërtimet e shpejta
Shkaku i shembjes nuk është bërë ende i njohur. Nairobi po kalon një bum të shpejtë ndërtimesh, ndërsa shembjet e ndërtesave nuk janë të rralla në Kenia, shpesh për shkak të cilësisë së dobët të ndërtimit dhe mospërfilljes së rregulloreve.
🇰🇪 An 18-storey building under construction collapsed in Nairobi, Kenya
Numerous people, including construction workers and nearby pedestrians, are trapped under the rubble. https://t.co/ErrXr9dzJE
— Visegrád 24 (@visegrad24) October 23, 2026
Several people feared trapped after a multi-storey building collapsed along 9th Street in Eastleigh, Nairobi. https://t.co/4cdX6JEr2o
— Thika Town Today – 3T (@ThikaTowntoday) October 23, 2026
Chaotic scenes in Eastleigh, Nairobi as rescue operations continue at the site of a collapsed building, where emergency responders are racing against time to reach those feared trapped. https://t.co/RockKWKylm
— John Mutongoi (@johnmtongoi) October 23, 2026
BUILDING COLLAPSE: A tragic incident has just happened in Eastleigh, Nairobi. An 18-storey building has collapsed, and we’re told over 50 people may be inside.
The fear now is the number of lives this could claim. https://t.co/oks5c0Zt5t
— Sholla Ard 🇰🇪 (@sholard_mancity) October 23, 2026
Burimi: euronews.al










