Kalo te përmbajtja

Lajm i fundit
Bota

Meteo, Franca në alarm për stuhinë Austen

Meteo, Franca në alarm për stuhinë Austen

PARIS, 23 tetor /ATSH -AA/ – Franca ka shpallur alarmin portokalli në 15 departamente të rajonit perëndimor dhe verior të vendit, përpara mbërritjes së stuhisë Austen, me erëra që pritet të arrijnë shpejtësi deri në 140 kilometra në orë.

Paralajmërimi i Meteo-France

Agjencia franceze e motit Meteo-France ka njoftuar për një stuhi të fuqishme që pritet të godasë kryesisht bregdetin e Atlantikut.

Departamentet Loire-Atlantique, Nord, Pas-de-Calais, Somme, Yvelines, Finistere dhe Val-d’Oise janë ndër zonat për të cilat është shpallur alarmi.

Përhapja drejt zonave të brendshme

Erërat e forta pritet të shtrihen drejt zonave të brendshme gjatë fundjavës, duke prekur edhe rajonin Ile-de-France, ku ndodhet Parisi.

Stuhia pritet të sjellë gjithashtu reshje të dendura shiu, veçanërisht në Brittany dhe Normandy. /os/

Burimi: ata.gov.al

Të fundit Të gjitha