Ministritë e Mbrojtjes të Francës dhe Britanisë njoftuan sot përmes një deklarate të përbashkët se avionët luftarakë britanikë u angazhuan për herë të parë të martën në mbrëmje në një stërvitje bërthamore së bashku me avionët francezë Rafale.
“Pasi u ngritën nga baza ajrore Saint-Dizier në Francën verilindore, avionët luftarakë francezë Rafale, të shoqëruar nga avionët luftarakë RAF Typhoon (shënim: Forcat Ajrore Mbretërore Britanike), simuluan një sulm bërthamor”, thuhet në deklaratën e tyre.
Bashkëpunimi franko-britanik për parandalimin bërthamor
Kjo stërvitje bën pjesë në kuadrin e bashkëpunimit të zgjeruar mes dy vendeve në fushën e parandalimit bërthamor, i cili u përcaktua në një takim të nivelit të lartë të udhëheqësve të të dyja vendeve në Northwood në korrik 2025.
Burimi: euronews.al










