Lajme 

Vajza e El Chapos dhe kartelet e drogës japin ndihma për familjet e varfëra

Shpërndaje lajmin
  • 44
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
    44
    Shares

Vajza e mbretit famëkeq të drogës, Joaquin “El Chapo” Guzman dhe kartelet meksikane po shpërndajnë pako me ndihma për familjet e varfëra dhe ata që kanë mbetur të papunë nga kriza pandemike teksa numri i rasteve të konfirmuara me COVID-19 në Meskikë ka nisur të rritet me shpejtësi.
Alejandrina Guzman është duke përdorur kompaninë e saj, El Chapo 701, për të paketuar dhe shpërndarë pako me ushqime, maska, sapun dhe furnizime të tjera në rrethinat e Guadalajara.

Pakot e ndihmave, si dhe maskat, dorezat dhe mjete të tjera mbrojtëse, kanë të stampuar imazhin e El Chapo.
Kompania, të cilën Guzman e përdor ligjërisht për të shitur veshje dhe pije, ka postuar foto të ndihmave që po shpërndan.
Në faqen e Facebook të kompanisë shkruhet se “Ne po punojmë dhe kontribuojmë. Një kënaqësi e madhe për të vizituar shtëpitë tuaja dhe t’ju ndihmojmë”.

Frymëzimi për emrin e markës ‘El Chapo 701’ buron nga një listë e Forbes e vitit 2009 që e renditi mbretin e drogës si nja nga njerëzit më të pasur në botë me një vlerë pasurie prej 1 miliardë dollarë.
Meksika po shkonte drejt një recesioni të vështirë dhe të thellë me 486 vdekje nga koronavirusi dhe 6.300 raste të konfirmuara positive.
Ndërsa rastet e infeksionit rriten, kartelet e dhunshme meksikane janë bashkuar në fushata ndihme për familjet dhe individët e dëmtuar më shumë nga kriza, duke postuar fotografitë e tyre në mediat sociale.

Lajme të ngjashme

Leave a Comment

© Copyright 2020 Reporteri.al.