Kalo te përmbajtja

Lajm i fundit
Sport

Vllaznia triumfon në klasiken me Tiranën, Elbasani frenon Teutën

Vllaznia triumfon në klasiken me Tiranën, Elbasani frenon Teutën

TIRANË, 24 tetor/ATSH/ Vllaznia fitoi sot 2-0 kundër Tiranës në ndeshjen klasike të futbollit shqiptar, e vlefshme për javën e tetë të kampionatit “Abissnet Superiore”.

Vllaznia triumfon ndaj Tiranës

Shkodranët u treguan më kërkues që në minutat e para dhe kaluan në epërsi në minutën e 42-të me Edon Muratajn.

Në pjesën e dytë, Tirana u përpoq të reagonte, por Vllaznia arriti ta dyfishonte rezultatin në minutën e 68-të me Adnard Mehmetin, duke vulosur fitoren 2-0.

Me këtë sukses, Vllaznia ngjitet në kuotën e 8 pikëve, ndërsa Tirana mbetet me 11 pikë.

Barazim pa gola mes Elbasanit dhe Teutës

Në ndeshjen tjetër të ditës, Elbasani dhe Teuta u ndanë në barazim pa gola. Pavarësisht përpjekjeve të të dyja skuadrave, asnjëra nuk arriti të shënonte.

Me këtë rezultat, Teuta vijon të kryesojë kampionatin me 20 pikë, ndërsa Elbasani ka 8 pikë. Në stolin e skuadrës verdheblu debutoi trajneri i ri, Glen Daja.

/gj.m/r.e/

Burimi: ata.gov.al

Të fundit Të gjitha