Kalo te përmbajtja

Lajm i fundit
Sport

Kritikat e trajnerit të Sassuolos për Muricin pas humbjes

Kritikat e trajnerit të Sassuolos për Muricin pas humbjes

Trajneri i Sassuolos, Alberto Aquilani dha komente dje në konferencën për shtyp për Arijanet Muricin, përpara ndeshjes kundër Comos.

Aquilani e kritikoi Muricin për performancat e tij, edhe pse theksoi se ka respekt për të.

Aquilani për Muricin

“Kam respekt të jashtëzakonshëm për këtë lojtar. E shoh si një portier me potencial të madh. Ai mund të luajë në çdo ligë të botës. Është e qartë se po përballet me disa vështirësi dhe gabimet e tij të vazhdueshme po ndikojnë si tek ai ashtu edhe te skuadra. Kemi diskutuar për këtë çështje dhe ai është i vetëdijshëm për situatën. Është një djalë i sjellshëm dhe inteligjent. Duhet ta ndihmoj atë dhe skuadrën, dhe këtë po e kam parasysh”, deklaroi ai dje.

Gjatë ditës së sotme, Arijanet Murici qëndroi në stolin e rezervave, ndërsa portieri Stefano Turati e zëvendësoi atë.

Humbja ndaj Comos

Sassuolo e Aquilanit pësoi humbje nga Como e Cesc Fabregasit, me rezultatin 2-0.

Muric ka zhvilluar shtatë ndeshje në këtë edicion të Serie A, duke u shpallur lojtari i ndeshjes në takimin kundër Milanit, sipas “Flashscore”, por që kurrë nuk e ka mbajtur portën e paprekur. Portieri dardan luajti edhe në një ndeshje të Kupës së Italisë, duke e mbajtur portën e paprekur.

Portieri i kombëtares së Kosovës e përfundoi transferimin e tij të përhershëm në Itali këtë vit, për shtatë milionë euro nga Ipswichi, pasi sezonin e kaluar e kaloi në huazim te Sassuolo./GazetaExpress/

Burimi: www.gazetaexpress.com

Të fundit Të gjitha