Kalo te përmbajtja

Lajm i fundit
Showbiz

Xhensila Myrtezaj surprizohet nga fansi në mes të koncertit

Xhensila Myrtezaj surprizohet nga fansi në mes të koncertit

Këngëtarja Xhensila Myrtezaj u përball me një situatë të papëlqyeshme gjatë një prej koncerteve të saj të fundit, kur një adhurues u përpoq ta puthë pa pëlqimin e saj ndërsa ajo po performonte pranë publikut.

Në videon që po shpërndahet gjerësisht në rrjetet sociale, dallohet momenti kur një djalë i ri shtrin dorën, e kap këngëtaren pas koke dhe tenton ta tërheqë drejt vetes për ta puthur.

Reagimi i Xhensila Myrtezaj

Xhensila reagoi menjëherë, duke i larguar dorën dhe duke u tërhequr disa hapa më pas. E acaruar nga ky veprim i befasishëm, ajo ndërpreu për pak çaste këngën dhe iu drejtua të riut me fjalët: “Ngadal, ngadal o vëlla!”

Situata shkaktoi të qeshura mes disa prej të pranishmëve në publik, ndërsa këngëtarja nuk e fshehu pakënaqësinë për sjelljen e adhuruesit.

Megjithatë, pas këtij episodi, Xhensila vendosi ta vazhdojë performancën, pa lejuar që incidenti ta ndërpresë koncertin.

Burimi: www.kosovarja-ks.com

Të fundit Të gjitha