Kalo te përmbajtja

Lajm i fundit
Showbiz

Ronela Hajati zbulon fitimet nga Sekret dhe shpenzimet për Eurovision

Ronela Hajati zbulon fitimet nga Sekret dhe shpenzimet për Eurovision

Këngëtarja Ronela Hajati ka dhënë disa hollësi për rrugëtimin e saj në muzikë dhe për të ardhurat që i ka sjellë një nga këngët e saj më të njohura. E ftuar në emisionin “Live me Luizin”, artistja u përgjigj edhe kureshtjes së Luiz Ejllit mbi shumat që mund të fitojë nga muzika e saj.

Ronela Hajati dhe fitimet nga kënga “Sekret”

Gjatë bisedës, Ronela tregoi se kënga “Sekret”, me të cilën përfaqësoi Shqipërinë në Eurovision, i ka sjellë rreth 30-40 mijë dollarë të ardhura vetëm nga Spotify. Sidoqoftë, këngëtarja e vlerësoi këtë shifër si të vogël në krahasim me fitimet e arritura nga këngë të tjera shqiptare.

Pjesë nga intervista:

Luizi: Cila është shuma më e madhe që ke marrë nga Youtube nga një këngë e jotja?

Ronela: “Sekret”, kënga e Eurovision.

Luizi: Ne jemi shqiptarë, e duam të dimë sa është shifra?

Ronela: 30-40 mijë dollarë vetëm nga Spotify. Krahasuar me shifrat që kanë bërë këngë të tjera shqiptare, kjo është qesharake.

Luizi: Po në Eurovision sa shpenzove?

Ronela: 30-40 mijë.

Luizi: Ti paske dalë me borxhe.

Burimi: bordo.al

Të fundit Të gjitha