Kalo te përmbajtja

Lajm i fundit
Showbiz

Aroma luksoze me çmim të volitshëm, Liberta zbulon ku mund ta gjeni

Aroma luksoze me çmim të volitshëm, Liberta zbulon ku mund ta gjeni

Zgjedhja e një parfumi që ju përshtatet vërtet është një proces personal dhe gjetja e aromës që pasqyron stilin tuaj kërkon kohë.

Shpesh kemi mendimin se parfumet e veçanta ose ato “niche” shoqërohen gjithmonë me çmime të larta, por Liberta Spahiu sapo e ka rrëzuar këtë bindje.

Maison de Parfum Prishtina dhe Essential Parfums Paris

Në një video të fundit, Liberta tregoi se në Maison de Parfum Prishtina mund të gjeni jo vetëm parfume luksoze me çmime të larta, por edhe alternativa shumë më të përballueshme për çdo buxhet.

Ajo prezantoi markën më të re që ka ardhur në parfumeri, Essential Parfums Paris, e cila ofron aroma cilësore me çmime që nuk i kalojnë 100 eurot.

Pjesë e këtij koleksioni është edhe parfumi i saj i preferuar, “The Musc” by Calice Becker, i cili kushton vetëm 99€ për 100 ml. Përveç këtij, ka edhe të tjerë si Bois Impérial apo Nice Bergamote, duke i dhënë mundësi të gjithëve të shijojnë një prekje luksi çdo ditë.

Parfume origjinale pa shpenzime të mëdha

Nëse keni menduar se parfumeritë e nivelit të lartë janë jashtë mundësive tuaja financiare, ky rast vërteton të kundërtën.

Tani mund të gjeni një parfum origjinal, me aromën tuaj të preferuar, pa shpenzuar një pasuri. /Prive By LS

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Liberta Spahiu (@libertaspahiu)

Burimi: privebruto.com

Të fundit Të gjitha