TIRANË, 24 tetor /ATSH/ Agjencia për Media dhe Informim (MIA) ka hedhur poshtë zërat që kanë qarkulluar në rrjetet sociale, sipas të cilëve pjesëtarë të Forcave të Armatosura do të ishin përfshirë në terren gjatë protestës së zhvilluar sot, me uniformat e Policisë së Shtetit.
Në një deklaratë zyrtare, MIA thekson se ky informacion është plotësisht i pabazuar.
Ministria e Mbrojtjes
“Ministria e Mbrojtjes e mohon kategorikisht këtë pretendim dhe konfirmon se asnjë pjesëtar i Forcave të Armatosura nuk është angazhuar në veprimtari policore duke mbajtur uniformën e Policisë së Shtetit. Sipas njoftimit, Forcat e Armatosura i kryejnë detyrat e tyre në përputhje me Kushtetutën dhe legjislacionin në fuqi”, citohet në reagim.
Agjencia për Media dhe Informim u bën thirrje qytetarëve të mos përhapin informacione të paverifikuara dhe t’i referohen burimeve zyrtare për të marrë informacion të saktë.
/gj.m/r.e/
Burimi: ata.gov.al









