Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, i ka bërë thirrje popullit që të bashkohet rreth një objektivi të përbashkët, duke theksuar rëndësinë e kthimit në listën e unifikuar.
Në një postim të tij, Haziri ka kërkuar që në datën 25 tetor vota të përqendrohet për një listë dhe një synim të përbashkët.
Haziri kërkon unifikim të votës
Ai ka nënvizuar se rikthimi te lista e përbashkët ka qenë dhe vazhdon të jetë një objektiv i përbashkët.
Mesazhi i tij thekson se bashkimi për një kauzë të ngritur mbi themelet e Referendumit për të drejta dhe bashkim i bën qytetarët të pandalshëm.
Haziri i ka bërë thirrje qytetarëve që më 25 tetor ta bashkojnë votën për një listë, një qëllim dhe një Referendum.
Burimi: www.albeu.com










